Turqia, Kulturë

Mbishkrim i lashtë kushtuar perandorit Hadrian gjendet në Türkiyen perëndimore

Mbishkrimi, me përmasa 80 centimetra i gjatë dhe 35 centimetra i gjerë, thotë, “Për Shpëtimtarin dhe Perandorin Themelues Hadrianus Olympios”

Mehmet Çalık  | 26.11.2024 - Përdıtësım : 26.11.2024
Mbishkrim i lashtë kushtuar perandorit Hadrian gjendet në Türkiyen perëndimore

Uşak

Gërmimet në qytetin antik Blaundos, që ndodhet në provincën perëndimore Uşak të Türkiyes, kanë zbuluar një pllakë kushtuar perandorit të famshëm romak Hadrian, raporton Anadolu.

Në vazhdim që nga viti 2018, punimet arkeologjike në Blaundos, një qytet i themeluar nga ushtarë nga Maqedonia gjatë fushatës së Aleksandrit të Madh në Anadoll, kanë zbuluar gjetje të jashtëzakonshme.

Blaundosi është i rrethuar nga kanioni i thellë Ulubey dhe ka një hyrje të vetme, që i ngjan një fortese natyrore.

Gërmimet, të cilat filluan këtë vit në qershor, janë përqendruar në tempullin 2000-vjeçar të Demeterit, perëndeshë e bujqësisë dhe pjellorisë, si dhe në një zonë varri monumental në hyrje të qytetit.

Një ekip prej 60 arkeologësh po punon në rrugën me kolona.

Rruga lindje-perëndim përballë tempullit të Demeterit shërbente si zemra e qytetit antik gjatë epokës romake dhe bizantine.

Gjatë punës së tyre, arkeologët zbuluan një mbishkrim mermeri kushtuar Hadrianit.

Mbishkrimi, me përmasa 80 centimetra i gjatë dhe 35 centimetra i gjerë, thotë, “Për Shpëtimtarin dhe Perandorin Themelues Hadrianus Olympios”.

Arkeologët besojnë se mbishkrimi ka të ngjarë të jetë krijuar për të nderuar Hadrianin, i cili mbretëroi në vitet 117-138 pas erës së re, dhe është i njohur për ndihmën ndaj qyteteve dhe pritjen për lavdërime nga popullsia lokale në këmbim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın