Shpetim Hiseni
22 janar 2025•Përditësim: 23 janar 2025
Me performime të ndryshme, në Meksiko, kryeqytetin e Meksikës, u shënua Dita e Mariaçit, raporton Anadolu.
Dita e Mariaçi festohet çdo vit më 21 janar dhe muzikantët në pika të ndryshme të qytetit sjellin para dëgjuesve muzikën Mariaçi, një zhanër rajonal i muzikës popullore që daton në shekullin e 19-të.
Zhanri muzikor u përfshi në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nga UNESCO në vitin 2011.