Kulturë

Muzeu Kombëtar i Antikiteteve në Holandë, ekspozon vepra antike

Muzeu Kombëtar i Antikiteteve është qendra kombëtare për arkeologjinë

Ajdin Aliji  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 26.04.2025
Muzeu Kombëtar i Antikiteteve në Holandë, ekspozon vepra antike Foto: Fadel Dawod / AA

Shkup

Muzeu Kombëtar i Antikiteteve në Leiden të Holandës mirëpret ekspozitën "Mbi nivelin e tokës – 25 vjet gjetje arkeologjike në Holandë", e cila shfaq artefakte të zbuluara midis viteve 2000 dhe 2025, raporton Anadolu.

Muzeu Kombëtar i Antikiteteve është qendra kombëtare për arkeologjinë. Muzeu është ndër pesë muzetë më të vjetër në Holandë dhe ruan një koleksion shtetëror me mbi 150 mijë objekte arkeologjike nga Egjipti i lashtë dhe Lindja e Afërt, bota greke dhe romake.

Koleksioni i Egjiptit zë vendin e tij ndër 10 më të mirët në botë.

Muzeu është i vendosur në një shtëpi historike në qytet dhe ka një zonë pritjeje mbresëlënëse me një tempull autentik egjiptian.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın