Kulturë

Piramidat e Egjiptit, me bukurinë magjike tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota

Piramidat konsiderohen mister, për formën e tyre dhe mënyrën si u ndërtuan

Ajdin Aliji  | 13.12.2024 - Përdıtësım : 14.12.2024
Piramidat e Egjiptit, me bukurinë magjike tërheqin miliona turistë nga e gjithë bota Foto: Murat Bakmaz / AA

Shkup

Piramidat me pamje magjike në Egjipt tërheqin miliona vizitorë çdo vit nga e gjithë botë, raporton Anadolu.

Në pamjet e kapura nga gazetari i Anadolu-t shihen siluetat madhështore të piramidave ikonike, të shoqëruara nga deve turistike dhe karroca tradicionale me kuaj nën një muzg mahnitës.

Të vendosura në Giza, në jugperëndim të kryqytetit egjiptian Kajro, piramidat janë një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë dhe tërhoqën 14.9 milionë turistë vitin e kaluar.

Këto struktura monumentale janë mazoleumet e faraonëve Keops (Khufu), Chephren (Khafre) dhe Mykerinos (Menkaure), që përfaqësojnë një dinasti baba, biri dhe nipi.

Turistëve u ofrohen shëtitje me deve rreth piramidave, duke rritur eksplorimin e tyre në këtë pikë turistike botërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın