Dzihat Aliju
16 Prill 2026•Përditësim: 16 Prill 2026
Në Shkup u mbajt paneli "Sulltani i Poetëve Baki", raporton Anadolu.
Në programin e organizuar nga Instituti "Yunus Emre" (YEE) në Shkup, me rastin e 500-vjetorit të lindjes të poetit turk Baki, një prej përfaqësuesve të rëndësishëm të letërsisë klasike turke, morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, akademikë, studentë dhe shumë dashamirës të letërsisë.
Koordinatori i YEE-së në Shkup, Yunus Dilber tha se paneli nuk do të kufizohet vetëm në trajtimin e një figure letrare. "Në këtë program nuk do të vlerësojmë vetëm një poet, por edhe gjurmët e një kulture të madhe dhe të një historie të thellë", tha ai.
Paneli u moderua nga sekretarja e përgjithshëm e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, Seyhan Murtezan Ibrahimi, ndërsa si folës morën pjesë akademik nga Universiteti Gaziosmanpasa Tokat Mehmet Celal Varisoglu, shefi i Departamentit të Gjuhëve Lindore (Orientalistike) në Fakultetin e Filozofisë të Universitetit të Tetovës, Suleyman Baki dhe akademiku nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik, Lokman Turan.
Në panel u trajtuan në mënyra të ndryshme personaliteti letrar i poetit Baki, vendi i tij në poezinë osmane dhe ndikimet e tij që shtrihen deri në ditët e sotme.
Programi përfundoi me ndarjen e dhuratave dhe me një recital në instrumentin kanun nga muzikanti Comert Mula.