
Bolu
Parku Kombëtar i Liqenit Abant në qytetin Bolu të Türkiye, i njohur për bukurinë e tij natyrore u mbulua nga shtresa e bardhë e dëborës, raporton Anadolu.
Me reshjet efektive në rajon, trashësia e borës arriti në 30 centimetra në rrethinat e liqenit dhe maleve përreth parkut kombëtar.
Vizitorët në Abant fotografuan dhe ecën të shoqëruar nga peizazhet e bukura që ofron kjo zonë.
Ekipet e Autostradave dhe Administratës Speciale Provinciale kryen punime për pastrimin e borës në rrugë dhe parkingjet në parkun kombëtar.
Ndërkohë sipërfaqja e ngrirë e liqenit në parkun kombëtar dhe peizazhi i borës përreth tij u filmuan nga ajri.