Xhamia Al Azhar në Kajro tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj
Al Azhar është një kompleks, që përveç xhamisë përfshin edhe një ndër universitetet më të vjetra në botë
Shkup
Xhamia Al-Azhar në Kajro të Egjiptit shquhet si një ndër xhamitë më të rëndësishme në botë, raporton Anadolu.
Xhamia Al-Azhar, e përfunduar në vitin 972, tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj, ndërsa duke mirëpritur mijëra vizitorë çdo vit, xhamia vazhdon të jetë një qendër shkencore dhe kulturore për botën islame.
Ndërtimi i xhamisë filloi më 4 prill 970, ndërsa përfundoi në vitin 972 dhe lutjet e para të xhumasë u mbajtën aty më 22 qershor 972 gjatë Ramazanit.
Xhamia Al Azhar sot përmban shenja ndërtimesh që i janë bërë nga Fatimidët, Memlukët, Ejubitët dhe Osmanët.
Al Azhar është një kompleks, që përveç xhamisë përfshin edhe një ndër universitetet më të vjetra në botë.