Hasan Esen,Ata Ufuk Şeker
20 shkurt 2016•Përditësim: 21 shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje e cila forcon "statusin e veçantë" të Britanisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Theksohet se në Samitin e Liderëve të BE-së që ka përfunduar diskutimi kryesor ka qenë për reformat e Unionit që kishte kërkuar Britania për qëndrimin e saj në BE, ku si pasojë e diskutimeve të gjata negociatat rezultuan me marrëveshje.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në një fjalim në fund të Samitit tha se marrëveshja e arritur nuk trondit vlerat e BE-së dhe gjithashtu plotëson shqetësimet e Britanisë së Madhe. Tusk ndër të tjera ka transmetuar se marrëveshja është arritur me miratimin e 28 anëtarëve dhe se kjo marrëveshje forcon "statusin e veçantë" dhe është ligjërisht e detyrueshme. Ai ka vënë në dukje se ata kanë diskutuar deri në detajin më të vogël.
"Besoj thellësisht se Britania për BE-në dhe BE-ja për Britaninë kanë nevojë për njëra-tjetrën. Thyerja e kësaj lidhjeje do të jetë plotësisht në kundërshtim me interesat tona të përbashkëta. Tani rradhën për të vendosur e ka populli britanik"- u shpreh Tusk.
Duke iu referuar shprehjes së fjalimit të Kryeministri britanik Cameron "Nuk e dua Brukselin, dua Britaninë", Tusk fjalimin tij e përfundoi me shprehjen "E dua Brukselin, e dua Britaninë".
Ndërsa Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker fjalimin tij e ka nisur me shprehjen "E dua Brukselin më shumë se pjesët e tjera të Europës". Ai duke vënë në dukje se sot kanë ardhur në fundin e një udhëtimi të gjatë u shpreh: "Kjo marrëveshje e arritur është një marrëveshje e drejtë. Një marrëveshje e drejtë për Britaninë, për vendet e tjera anëtare dhe për BE-në. Marrëveshja në njëjtën kohë i përgjigjet shqetësimeve të Britanisë dhe në të njëjtën kohë respekton edhe principet e themelore të bashkimit tonë. Marrëveshja nuk thellon krizat në bashkimin tonë, përkundrazi ndërton ura. Që të gjithë kanë treguar besim të mirë dhe fleksibilitet".