Politikë

Erdoğan: Nuk ka arsye për të mos vendosur lidhje mes Ankarasë dhe Damaskut

"Ashtu siç i kemi zhvilluar dikur marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Sirisë, ne do të veprojmë përsëri së bashku në të njëjtën mënyrë", tha presidenti turk Erdoğan

Necva Taştan, Dilara Hamit  | 28.06.2024 - Përdıtësım : 01.07.2024
Erdoğan: Nuk ka arsye për të mos vendosur lidhje mes Ankarasë dhe Damaskut

Istanbul

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se nuk ka asnjë arsye që Türkiye të mos i rinovojë lidhjet me Sirinë fqinje, raporton Anadolu.

"Nuk ka asnjë arsye për të mos vendosur (marrëdhënie me Sirinë)", tha presidenti Erdoğan në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas namazit të së premtes në Istanbul.

Erdoğan theksoi se Ankaraja nuk ka plane apo synime për të ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë.

"Ashtu siç i kemi zhvilluar dikur marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Sirisë, ne do të veprojmë përsëri së bashku në të njëjtën mënyrë", theksoi presidenti turk.

Marrëdhëniet turko-siriane panë një keqësim në vitin 1998, kur Türkiye akuzoi Sirinë për mbështetjen e PKK-së, një grup terrorist përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje në fushatën e saj terroriste kundër Türkiyes.

Tensionet u përshkallëzuan më tej në vitin 2011 pas fillimit të Luftës Civile Siriane dhe një fluksi pasues prej rreth 4 milionë emigrantëve.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın