Politikë, archive

Gjykata vendos masën e sigurisë arrest me burg për nipin e ish-diktatorit Hoxha

17.01.2015 - Përdıtësım : 17.01.2015
Gjykata vendos masën e sigurisë arrest me burg për nipin e ish-diktatorit Hoxha

TIRANË (AA) – Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë sot masat e  sigurisë për të arrestuarit e operacionit anti-drogë të zhvilluar tre ditë më parë në Elbasan, ku ndaj Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, raporton  Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu e njëjta masë sigurie është vendosur edhe për dy shtetasit kolumbianë të arrestuar në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni, Cezar Adolfo Avila lindur në Tunja Kolumbi, vjeç 67 dhe  Walther Moren Juan Moreno, vjeç 42 banues ne Bucaramanga, Kolumbi.

Edhe kreu i kësaj organizate Ilir Hyseni ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”. Sipas policisë gjatë operacionit të disa ditëve më parë është bërë sekuestrimi i rreth 97 kilogram kokainë,  359.400 Euro, disa armë zjarri dhe prova tjera materiale, ku u zbulua edhe laboratori i përpunimit të lëndës narkotike.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria Hetimi i kësaj Organizate Kriminale dhe i personave që ishin përfshirë në të bëhet  për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve Narkotike”, neni 283/a/2 “ Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimi, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm te narkotikeve “284/a,  dhe “Armëmbajtje pa leje e Armeve dhe Municioneve Luftarake “ 278/2 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Ndërkohë që gjykata pritet të japë masën e sigurisë për pjestarët e tjerë të arrestuar ditën e nesërme.

 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın