Politikë

Kancelari Scholz: Pronarët e mediave nuk mund të vendosin për të ardhmen e Gjermanisë

Scholz kritikoi biznesmenin amerikan Elon Musk, pronarin e platformës së mediave sociale X i cili lavdëroi partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD)

Cüneyt Karadağ  | 31.12.2024 - Përdıtësım : 31.12.2024
Kancelari Scholz: Pronarët e mediave nuk mund të vendosin për të ardhmen e Gjermanisë

Berlin

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se tani e tutje janë qytetarët ata që do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në vendin e tyre dhe se pronarët e mediave sociale nuk mund të vendosin për këtë, transmeton Anadolu.

Scholz kritikoi biznesmenin amerikan Elon Musk, pronarin e platformës së mediave sociale X i cili lavdëroi partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) pa e përmendur atë në fjalimin e tij tradicional të Vitit të Ri.

"Tani e tutje janë qytetarët ata që do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në Gjermani. Për këtë nuk do të vendosin pronarët e mediave sociale. Ndonjëherë në diskutimet tona mund të keni përshtypjen se sa më ekstreme të jetë ideja, aq më i madh është interesi. Por, tani e tutje ata që përcaktojnë se çfarë do të ndodhë në Gjermani nuk janë ata që bërtasin me zë të lartë, por do jenë njerëz që shumica dërrmuese janë njerëz të logjikshëm dhe të rregullt", tha Scholz.

Ai theksoi se kjo situatë vlen edhe për zgjedhjet federale që do të mbahen më 23 shkurt. "Sot unë ju kërkoj që të shkoni dhe të votoni. Kur shikoni në të gjithë botën, gjithkush e di se çfarë suksesi të madh janë zgjedhjet e lira dhe të fshehta", tha kancelari gjerman.


- Do të hetohen mangësitë e sigurisë në sulmin në Magdeburg

Duke iu referuar sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Scholz tha: "U deshën vetëm disa minuta që retorikat e çmendura të përhapeshin në internet dhe në mediat sociale pas sulmit të tmerrshëm. Nëse ka të mangësi të zyrtarëve të sigurisë, ato do të hetohen dhe korrigjohen. Por, sot shumë thashetheme dhe spekulime u zbuluan se ishin të pabazuara. Gjëra të tilla na ndajnë dhe na dobësojnë. Kjo nuk është një gjë e mirë për vendin tonë".

Sipas tij, në Gjermani po përjetohen kohë të vështira dhe se ai e ndjen këtë. "Ekonomia jonë po kalon një kohë të vështirë. Jeta është bërë më e shtrenjtë", potencoi Scholz.


- Scholz përsëriti mbështetjen për Ukrainën

Kancelari Scholz nënvizoi se shumë njerëz e shohin me shqetësim "luftën brutale" të Rusisë kundër Ukrainës. "Unë mund t'ju siguroj se ne nuk do ta lëmë Ukrainën vetëm dhe do të vazhdojmë të ruajmë qetësinë tonë që lufta të mos përhapet", u shpreh ai.

Elon Musk në platformën e tij në X pronar i së cilës është, lavdëroi partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) duke thënë: "Vetëm AfD mund ta shpëtojë Gjermaninë".

Më vonë Musk e zgjeroi këtë pikëpamje dhe mbështeti AfD-në, duke e përshkruar partinë si "shkëndijën e fundit të shpresës për Gjermaninë" në artikullin që shkroi si opinionist i ftuar në gazetën "Welt am Sonntag" që i përket grupit mediatik Axel Springer.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın