Politikë

Kina mohon akuzat e SHBA-së se ka furnizuar Rusinë me armë vdekjeprurëse

"Kina nuk ka ofruar kurrë armë vdekjeprurëse për asnjë palë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning

Efe Özkan  | 18.10.2024 - Përdıtësım : 18.10.2024
Kina mohon akuzat e SHBA-së se ka furnizuar Rusinë me armë vdekjeprurëse

Istanbul

Kina ka mohuar akuzat e SHBA-së se Pekini ka furnizuar Rusinë me armë vdekjeprurëse për përdorim në Ukrainë, sipas një deklarate nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, transmeton Anadolu.

"Kina nuk ka ofruar kurrë armë vdekjeprurëse për asnjë palë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Kina ushtron kontroll të rreptë të eksportit mbi artikujt me përdorim të dyfishtë, duke përfshirë dronët, dhe kundërshton përdorimin e dronëve civilë për qëllime ushtarake", tha Mao Ning në një konferencë të përditshme për shtyp në Pekin.

Reagimi erdhi pasi SHBA-ja sanksionoi tri organizata dhe një person me bazë në Rusi dhe Kinë për zhvillimin dhe prodhimin e dronëve që dyshohet se janë përdorur në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Subjektet e sanksionuara, sipas Departamentit amerikan të Thesarit”, janë "Xiamen Limbach Aircraft Engine Co.", "Redlepus Vector Industry Shenzhen Co." dhe Kompania me Përgjegjësi të Kufizuar me bazë në Rusi, "Trading House Vector".

"Kina kundërshton me ngulm vendosjen e sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të SHBA-së kundër kompanive kineze dhe nuk pranon akuza dhe presione të pabaza nga SHBA-ja", tha Mao, duke i kërkuar SHBA-së që "të ndalojë menjëherë përdorimin e çështjes së Ukrainës për të njollosur ose për të bërë presion mbi Kinën ose për të vendosur sanskione të njëanshme dhe të paligjshme dhe juridiksion për së largu ndaj subjekteve dhe individëve kinezë".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın