Politikë

Koreja e Veriut do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në letrën e tij drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, premtoi forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve

Elif Gültekin Karahacıoğlu, Irmak Akcan  | 31.12.2024 - Përdıtësım : 02.01.2025
Koreja e Veriut do të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë

Ankara

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në letrën e tij drejtuar presidentit rus Vladimir Putin, premtoi forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) raporton se udhëheqësi verikorean i ka dërguar një letër Putinit me rastin e Vitit të Ri.

Në letrën e tij, Kim premton se do të forcojë më tej bashkëpunimin ushtarak midis Koresë së Veriut dhe Rusisë dhe shprehu dëshirën e tij për të thelluar "partneritetin strategjik dhe gjithëpërfshirës" me Rusinë.

"Ky bashkëpunim është i rëndësishëm për ndërtimin e vendeve të forta dhe sigurimin e paqes dhe prosperitetit për njerëzit e të dy vendeve", tha ai.

Kim i uroi Putinit sukses në "rolin e tij udhëheqës plot përgjegjësi" ndërsa gjithashtu uroi "prosperitet, lumturi dhe mirëqenie" për popullin rus.


- Marrëdhëniet Kore e Veriut-Rusi

Presidenti rus Putin zhvilloi një vizitë zyrtare në Korenë e Veriut në qershor ku u nënshkrua një "marrëveshje gjithëpërfshirëse e partneritetit strategjik" midis dy vendeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një deklaratë më 25 tetor tha se kishin mësuar se Rusia më 27-28 tetor do të vendoste ushtarë të Koresë së Veriut në zonat e vijës së parë luftarake.

SHBA-ja njoftoi se në Rusi ndodheshin afro 10 mijë ushtarë të Koresë së Veriut dhe se 8 mijë prej tyre ishin vendosur në rajonin e Kurskut pranë kufirit me Ukrainën.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.