Politikë

Kryediplomatja e BE-së: Evropa duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes në Ukrainë

"Ne duhet të jemi të llogaritur kur bëhet fjalë për çdo lloj marrëveshjeje, kur bëhet fjalë për përfundimin e vërtetë dhe arritjen e një paqeje afatgjatë", tha Kaja Kallas

Ahmet Gençtürk  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 07.03.2025
Kryediplomatja e BE-së: Evropa duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së paqes në Ukrainë

Atina

Evropa duhet të marrë pjesë në negociatat e paqes në Ukrainë, tha sot shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, transmeton Anadolu.

"Lufta po vazhdon në Evropë dhe kjo është një çështje e vërtetë e paqes dhe sigurisë në Evropë. Ne duhet të jemi të llogaritur kur bëhet fjalë për çdo lloj marrëveshjeje, kur bëhet fjalë për përfundimin e vërtetë dhe arritjen e një paqeje afatgjatë", u tha ajo gazetarëve në prag të samitit special të Këshillit të BE-së.

Udhëheqësit evropianë janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbrojtjen evropiane dhe Ukrainën.

"Shpresoj që të arrijmë një marrëveshje politike për mbështetjen për Ukrainën, sepse ne me të vërtetë duhet t’i bëjmë ata më të fortë në mënyrë që të jenë në gjendje t’i japin fund kësaj lufte sipas kushteve të tyre", tha ajo.

Kryediplomatja e BE-së shtoi se "të gjitha opsionet janë në tryezë" për të financuar mbrojtjen evropiane, duke përmendur grantet, fondet e kohezionit ose ndryshimet në rregullat fiskale të bllokut si mundësi.

"Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse ne me të vërtetë duhet të investojmë më shumë në mbrojtje", tha ajo.

Kallas shtoi se ajo shpreson se Evropa do të tregojë "unitet dhe vendosmëri" në ato që ajo i quajti "kohë të trazuara".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın