Hasan Esen
20 shkurt 2016•Përditësim: 20 shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, njoftoi se kërkesat e Turqisë në lidhje me luftën kundër terrorizmit do ti diskutojnë në Samitin BE-Turqi i cili do të mbahet muajin e ardhshëm, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk në një konferencë për shtyp të mbajtur pas Samitit të Liderëve të BE-së i cili zgjati dy ditë ka vënë në dukje vështirësitë për sulmin terrorist të ndodhur në Ankara dhe "tensionin në rritje mes Turqisë dhe Rusisë".
Presidenti i Këshillit Evropian pasi ka vënë në dukje se pas sulmit terrorist në Ankara në lidhje me PKK-në dhe zgjerimet e saj, nga aleatët europianë pret hapa konkretë. Ndaj pyetjeje se çfarë do të bëjë Europa në lidhje me këtë çështje Tusk shprehet se: "Në lidhje për bashkëpunimin kundër terrorizmit ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrin, Ahmet Davutoğlu. Për këtë arsye kemi vendosur të bëjmë një thirrje për një Samit të përbashkët në fillim të muajit mars ku do të marrë pjesë edhe Kryeministri Davutoğlu. Detajet e këtyre përgjigjeve mund ti flasim pas këtij samiti".