Politikë

Nënshkruhen 8 marrëveshje ndërmjet Türkiyes dhe Katarit

Në prani të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani u nënshkruan 8 marrëveshje mes Türkiyes dhe Katarit

Mehmet Tosun  | 14.11.2024 - Përdıtësım : 14.11.2024
Nënshkruhen 8 marrëveshje ndërmjet Türkiyes dhe Katarit

Ankara

ANKARA (AA) - Në prani të presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Emirit të Katarit Sheikh Tamim bin Hamed Al Thani u nënshkruan 8 marrëveshje mes Türkiyes dhe Katarit, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan dhe Al Thani në Kompleksin Presidencial kryesuan "Takimin e dhjetë të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar".

Pas takimit u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.

Tetë marrëveshjet e nënshkruara në prani të presidentit Erdoğan dhe Al Thanit janë si më poshtë:


- Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e ndihmës humanitare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit

- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për bashkëpunim në fushën e dokumenteve dhe arkivave

- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit për bashkëpunim në fushën e medias dhe komunikimit

- Programi i zbatimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit në Fushat e Rinisë dhe Sporteve (2025-2026)

- Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit në fushën e transportit rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve dhe mallrave

- Deklarata e synimit për të lehtësuar tregtinë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit

- Marrëveshja e Bashkëpunimit Teknik ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes

- Marrëveshja për Bashkëpunimin Ushtarak ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes".

Gjithashtu në ceremoni, ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan dhe ministri i Jashtëm i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani nënshkruan deklaratën e "Takimit të dhjetë të Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın