Politikë

Netanyahu dëshiron një "Aleancë Abraham" kundër Iranit, përsërit kërkesën për "fitore totale" në Gaza

Netanyahu tha se aleanca do të ishte një "zgjatje e natyrshme" e marrëveshjeve të normalizimit të njohura si "Marrëveshjet e Abrahamit" që Izraeli ndërmjetësoi me shtetet arabe gjatë administratës së ish-presidentit Trump

Michael Gabriel Hernandez  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Netanyahu dëshiron një "Aleancë Abraham" kundër Iranit, përsërit kërkesën për "fitore totale" në Gaza

Washington DC

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përdorur një adresim përpara seancës së përbashkët të Kongresit Amerikan për të kërkuar krijimin e një pakti rajonal anti-iranian të sigurisë që ai e quajti "Aleanca Abraham", transmeton Anadolu.

Netanyahu u tha se ligjvënësve se bota pa "një paraqitje të shkurtër" të paktit të tij të propozuar më 14 prill, kur shtetet arabe dhe SHBA-ja kapën një mori raketash dhe dronësh iranianë të drejtuara për në Izraeli, të cilat u lëshuan nga Teherani në hakmarrje për një sulm të mëparshëm izraelit në Konsullatën e Iranit në Damask që vrau zyrtarë të lartë ushtarak.

Netanyahu tha se aleanca do të ishte një "zgjatje e natyrshme" e marrëveshjeve të normalizimit të njohura si "Marrëveshjet e Abrahamit" që Izraeli ndërmjetësoi me shtetet arabe gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

"Të gjitha vendet që janë në paqe me Izraelin dhe të gjitha ato vende që do të bëjnë paqe me Izraelin duhet të ftohen t’i bashkohen kësaj aleanca", tha Netanyahu në fjalimin që tërhoqi duartrokitje të përsëritura nga ligjvënësit me përjashtim të përfaqësueses Rashida Tlaib që mbajti të ngritur një shenjë të dyanshme bardh e zi, ku shkruhej "Kriminel lufte" dhe "Fajtor për gjenocid".

Duke iu referuar luftës kundër Rripit të Gazës së rrethuar, Netanyahu përsëriti kërkesat e tij për "fitore totale", duke theksuar se Izraeli nuk do të ndalet derisa të arrihet.

"Na jepni mjetet që na duhen dhe ne do ta përfundojmë punën. Izraeli do të luftojë derisa të shkatërrojmë aftësitë ushtarake të Hamasit dhe sundimin e tij në Gaza dhe të sjellim të gjitha pengjet tanë në shtëpi. Kjo është ajo që do të thotë fitore totale. Dhe ne nuk do të kënaqemi me asgjë më pak", tha Netanyahu.

- Protestuesit kundër sulmeve izraelite në Gaza, "idiotë të dobishëm të Iranit"

Netanyahu gjithashtu falënderoi presidentin amerikan, Joe Biden, duke u shprehur: "Dua ta falënderoj për gjysmë shekulli miqësi me Izraelin dhe që është, siç thotë, një sionist krenar. Në fakt, thotë ai, një sionist krenar irlandez amerikan".

Duke iu referuar protestave kundër sulmeve izraelite në Gaza, kryeministri izraelit tha se shumë protestues "zgjedhin të qëndrojnë me të keqen".

"Ata qëndrojnë me Hamasin. Këta protestues qëndrojnë me ta. Ata duhet të kenë turp për veten", tha Netanyahu, duke kujtuar një vlerësim të inteligjencës amerikane se Irani qëndronte pas protestës në SHBA.

"Kam një mesazh për këta protestues, kur tiranët e Teheranit që varin homoseksualët në vinça dhe vrasin gra që nuk i mbulojnë flokët, po ju lavdërojnë, promovojnë dhe financojnë, ju jeni bërë zyrtarisht idiotët e dobishëm të Iranit", tha Netanyahu.

Ai gjithashtu sulmoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare, e cila tha se Izraeli qëllimisht po ndërpret ushqimin për njerëzit në Gaza.

"Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka akuzuar duke e turpëruar Izraelin se qëllimisht i ka lënë në uri popullin e Gazës. Kjo është absurditet i plotë", tha Netanyahu.

Më tej, Netanyahu në fjalën e tij pretendoi në mënyrë të rreme se Izraeli ka mundësuar më shumë se 40 mijë kamionë ndihma të hyjnë në Gaza, duke theksuar se, "Kjo është gjysmë milioni ton ushqim. Dhe kjo është më shumë se 3 mijë kalori për çdo burrë, grua dhe fëmijë në Gaza. Nëse ka palestinezë në Gaza, të cilët nuk po marrin ushqim të mjaftueshëm, nuk është aspak për shkak se Izraeli po e bllokon atë. Është sepse Hamasi po e vjedh atë".

Megjithatë, Kombet e Bashkuara (OKB) dhe grupet ndërkombëtare të ndihmës kanë dhënë vazhdimisht alarmin për kufizimet izraelite në hyrjen e ndihmës humanitare, mohimet e lëvizjes përpara pasi autokolonat hyjnë në Gaza dhe sulmet e përsëritura të Izraelit ndaj autokolonave derisa përpiqen të kryejnë dërgesat e nevojshme.

Kryeministri izraelit gjithashtu pohoi se numri më i ulët i viktimave është në qytetin jugor Rafah.

"Pavarësisht të gjitha gënjeshtrave që keni dëgjuar, lufta në Gaza ka një nga raportet më të ulëta të viktimave të luftëtarëve ndaj joluftëtarëve në historinë e luftës urbane. Doni të dini se ku është më e ulëta në Gaza... më e ulëta është në Rafah", tha Netanyahu.

Ai tha gjithashtu se vizioni i tij për enklavën palestineze është "një Gazë e çmilitarizuar dhe e de-radikalizuar".

"Izraeli nuk kërkon të ri-sistemojë Gazën, por për një të ardhme të parashikueshme, ne duhet të ruajmë kontrollin mbizotërues të sigurisë atje për të parandaluar rilindjen e terrorit, për të garantuar që Gaza të mos përbëjë më kurrë një kërcënim për Izraelin", tha Netanyahu.

Lidhur me konfliktin në ‘Linjën e Kaltër’ me Hezbollahun e Libanit, Netanyahu tha se Izraeli preferon të arrijë një zgjidhje diplomatike, duke shtuar: "Por më lejoni të jem i qartë. Izraeli do të bëjë gjithçka që duhet të bëjë për të rivendosur sigurinë në kufirin tonë verior dhe për t'i kthyer njerëzit tanë të sigurt në shtëpitë e tyre. Të gjithë armiqtë tanë duhet ta dinë këtë. Ata që sulmojnë Izraelin do të paguajnë një çmim shumë të rëndë. Dhe derisa ne mbrohemi në të gjitha frontet, unë e di që Amerika ruan kurrizin tonë".

Kryeministri izraelit gjithashtu falënderoi SHBA-në për ndihmën ushtarake dhe mbështetjen e inteligjencës.

"Ne kemi zhvilluar së bashku disa nga armët më të sofistikuara në tokë. Unë i zgjedh fjalët e mia me kujdes... ne kemi zhvilluar së bashku disa nga armët më të sofistikuara në tokë, që ndihmojnë në mbrojtjen e të dy vendeve tona. Dhe ne gjithashtu ndihmojmë të mbajmë çizmet amerikane larg terrenit duke mbrojtur interesat tona të përbashkëta në Lindjen e Mesme", tha Netanyahu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.