Politikë

Netanyahu u përball me bojkot nga pothuajse gjysma e Demokratëve gjatë fjalimit në Kongresin Amerikan

Bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të deklaratave publike, raportimeve të mediave dhe pamjeve video, Anadolu përcaktoi se një numër historik i përfaqësuesve të Dhomës dhe senatorëve e anashkaluan fjalimin e Netanyahut

Servet Günerigök, Michael Gabriel Hernandez  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Netanyahu u përball me bojkot nga pothuajse gjysma e Demokratëve gjatë fjalimit në Kongresin Amerikan

Washington DC

Mes protestave të vazhdueshme gjatë vizitës së tij në kryeqytetin amerikan, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u përball me një bojkot të paprecedentë nga rreth gjysma e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit, teksa dje iu drejtua një sesioni të përbashkët të Kongresit Amerikan, raporton Anadolu.

Bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse të deklaratave publike, raportimeve të mediave dhe pamjeve video, Anadolu përcaktoi se një numër historik i përfaqësuesve të Dhomës dhe senatorëve e anashkaluan fjalimin e Netanyahut. Me gjithsej 96 ligjvënës, ky është gati dyfishi i numrit të demokratëve që bojkotuan fjalimin e tij në vitin 2015, kur bojkotuan 58 ligjvënës.

Numri gjithëpërfshirës i atyre që bojkotuan është në kontrast të plotë me dhjetëra duartrokitje që Netanyahu mori nga shumë ligjvënës të pranishëm të mërkurën.

Teksa shumë ligjvënës kishin shpallur më parë synimin e tyre për të bojkotuar fjalimin, përfaqësuesja Rashida Tlaib, e vetmja ligjvënëse palestinezo-amerikane, zgjodhi të merrte pjesë, duke veshur një "keffiyeh" dhe duke mbajtur një tabelë ku thuhej "kriminel lufte" në njërën anë dhe "fajtor për gjenocid" nga ana tjetër, duke shfaqur dukshëm kundërshtimin e saj për fjalimin.

Pasi Netanyahu përfundoi fjalët e tij, Tlaib tha se duartrokitjet dhe ovacionet për kryeministrin izraelit ishin "të neveritshme". Kritikat e saj nuk ishin të vetmet.

Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, e quajti fjalimin e Netanyahut "fjalimin më të keq" të një lideri të huaj në historinë e SHBA-së.

"Prezantimi i Benjamin Netanyahut sot ishte prezantimi më i keq i çdo personaliteti të huaj të ftuar dhe të nderuar me privilegjin për t'iu drejtuar Kongresit të Shteteve të Bashkuara", tha Pelosi në X.

"Shumë prej nesh që e duan Izraelin kaluan kohë sot duke dëgjuar qytetarët izraelitë, familjet e të cilëve kanë vuajtur pas sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit dhe rrëmbimeve", shkroi ajo, duke shtuar:

"Këto familje po kërkojnë një marrëveshje armëpushimi që do t'i sjellë pengjet në shtëpi. Dhe, ne shpresojmë që kryeministri të kalojë kohën e tij për të arritur këtë qëllim".

Për shumë demokratë, vendimi i kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe liderit të shumicës në Senat, Chuck Schumer, për të ftuar Netanyahun, ishte i pafalshëm përballë numrit në rritje të të vdekurve në Gaza, duke ngritur pikëpyetje hipokrizie.

"Gaza është shkatërruar nga ushtria izraelite duke përdorur armë të siguruara nga Shtetet e Bashkuara. Mbi 39 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë po vriten çdo ditë. Shumica e shtëpive, pjesa më e madhe e infrastrukturës, janë shkatërruar. E megjithatë, çfarë bëjmë ne? Ne e mirëpresim krahëhapur Netanyahun, personin përgjegjës për këtë, që t'i drejtohet Kongresit", tha përfaqësuesja Summer Lee, një nga dhjetra ligjvënësit që bojkotuan.

"Kur Putini kryen krime lufte, ne e dënojmë atë. Kur Netanyahu kryen krime lufte, ne i japim justifikime dhe bomba. Kjo hipokrizi nuk është e huaj në botë", shtoi ajo vetëm disa orë përpara se Netanyahu të mbante fjalimin e tij.

Këto ndjenja nxjerrin në pah përçarjet në rritje brenda Partisë Demokratike, e cila deri vonë ishte shumë më e bashkuar në mbështetjen e saj për Izraelin.

Përfaqësuesi Ritchie Torres, një mbrojtës i fuqishëm i mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për Izraelin, tha se ai mori pjesë në fjalimin e Netanyahut sepse çdo dallim që ai mund të ketë me liderin izraelit "janë tejkaluar shumë nga lidhja e pathyeshme e marrëdhënieve SHBA-Izrael, qëndrueshmëria e së cilës do t'i rezistojë kohës".

"Unë jam një kampion krenar i miqësisë më të madhe në botë. Kam qenë gjithmonë një sionist dhe do të jem gjithmonë. #AmYisraelChai", shtoi ai, duke përdorur një frazë hebraike që do të thotë "populli i Izraelit jeton".


Lista e anëtarëve të Kongresit që nuk morrën pjesë në fjalim është si në vijim:

- Senat

1.⁠ Laphonza Butler 

2.⁠ Ben Cardin

3.⁠ Tom Carper

4.⁠ Tammy Duckworth

5.⁠ Dick Durbin

6.⁠ Martin Heinrich

7.⁠ Mazie Hirono

8.⁠ Tim Kaine

9.⁠ Angus King

10.⁠ Ben Ray Lujan

11.⁠ ⁠Ed Markey

12.⁠ Bob Menendez

13.⁠ Jeff Merkley

14.⁠ Patty Murray

15.⁠ Jack Reed

16.⁠ Bernie Sanders

17.⁠ Brian Schatz

18.⁠ Jeanne Shaheen

19.⁠ Chris Van Hollen

20.⁠ Elizabeth Warren

21.⁠ Peter Welch

22.⁠ Sheldon Whitehouse

23.⁠ ⁠Ron Wyden


- Dhoma e Përfaqësuesve

  1. Becca Ballint
  2. Nanette Barragan
  3. Ami Bera
  4. Don Beyer
  5. Lisa Blunt Rochester
  6. Suzanne Bonamici
  7. Jamaal Bowman
  8. Cori Bush
  9. Andre Carson
  10. Greg Casar
  11. Joaquin Castro
  12. Judy Chu
  13. Emmanuel Cleaver
  14. Jim Clyburn
  15. Steve Cohen
  16. Bonnie Watson Coleman
  17. Madeleine Dean
  18. Diana DeGette
  19. Suzan DelBene
  20. Mark DeSaulnier
  21. Rosa DeLauro
  22. Debbie Dingell
  23. Lloyd Doggett
  24. Veronica Escobar
  25. Anna Eshoo
  26. Teresa Leger Fernandez
  27. Valerie Foushee
  28. Maxwell Frost
  29. Ruben Gallego
  30. John Garamendi
  31. Chuy Garcia
  32. Robert Garcia
  33. Al Green
  34. Raul Grijalva
  35. Chrissy Houlahan
  36. Jared Huffman
  37. Sara Jacobs
  38. Pramila Jayapal
  39. Hank Johnson
  40. Ro Khanna
  41. Rick Larsen
  42. Barbara Lee
  43. Summer Lee
  44. Zoe Lofgren
  45. Stephen Lynch
  46. Thomas Massie
  47. Doris Matsui
  48. Betty McCollum
  49. Jim McGovern
  50. Kweisi Mfume
  51. Gwen Moore
  52. Kevin Mullin
  53. Alexandria Ocasio-Cortez
  54. Ilhan Omar
  55. Bill Pascrell
  56. Ish-kryetarja Nancy Pelosi
  57. Mary Sattler Peltola
  58. Chellie Pingree
  59. Mark Pocan
  60. Katie Porter
  61. Ayanna Pressley
  62. Delia Ramirez
  63. Jan Schakowsky
  64. Adam Smith
  65. Melanie Stansbury
  66. Mark Takano
  67. Mike Thompson
  68. Bennie Thompson
  69. Jill Tokuda
  70. Paul Tonko
  71. Lori Trahan
  72. Gabe Vasquez
  73. Nydia Velazquez


Teksa Netanyahu mbante fjalimin në Kapitol, mijëra demonstrues u mblodhën jashtë, duke protestuar kundër tij dhe luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka rezultuar në vdekjen e të paktën 39.100 palestinezëve. Protestuesit bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe denoncuan vendimin për t'i dhënë liderit izraelit një nga nderimet më të larta të mundshme për një lider të huaj.

Një nga protestuesit, McKenzie Manns, tha për Anadolu se është "i egërsuar" që Netanyahu po viziton Kongresin, duke thënë se "ai po kryen një gjenocid tani".

"Mendoj se është çmenduri më e madhe që Kongresi ynë e mirëpriti dhe e lejoi të shkelte në këtë vend, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu, sepse nuk mund të vrasësh një popull të tërë dhe pastaj të vish dhe të prezantosh fjalime sikur ti je një fëmijë i mirë", shtoi Manns.

Presidenti amerikan Joe Biden është planifikuar të takohet me Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë sonte për të diskutuar situatën në Gaza, përparimin drejt një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Netanyahu do të zhvillojë gjithashtu një takim të veçantë me zv.presidenten Kamala Harris.

Nesër, Netanyahu pritet të takohet me kandidatin republikan për president dhe ish-presidentin Donald Trump në rezidencën e tij në Florida.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.