Politikë

Përbërja e re e parlamentit të Türkiye-s mban seancën e parë plenare pas zgjedhjeve

Udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, si deputeti më i vjetër i parlamentit (75), kryesoi asamblenë si ushtrues i detyrës së kryetarit

Diyar Güldoğan  | 02.06.2023 - Përdıtësım : 03.06.2023
Përbërja e re e parlamentit të Türkiye-s mban seancën e parë plenare pas zgjedhjeve

Ankara

Përbërja e re e parlamentit të Türkiye-s nisi seancën e parë plenare tri ditë pasi Këshilli Suprem Zgjedhor i vendit shpalli rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 14 majit, raporton Anadolu.

Udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, si deputeti më i vjetër i parlamentit (75), kryesoi asamblenë si ushtrues i detyrës së kryetarit. Ai do ta mbajë këtë post derisa të zgjidhet kryeparlamentari i ri.

Deputetët do të marrin pjesë në ceremoninë tradicionale të betimit, ku është i pranishëm edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në zgjedhjet e 14 majit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoğanit doli e para, duke siguruar gjithsej 268 vende.

Përveç Partisë AK, partnerët e saj të Aleancës Popullore, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) fitoi 50 vende dhe Partia e Mirëqenies së Re (YRP) pesë, duke siguruar një shumicë të kombinuar prej 323 vendesh nga gjithsej 600 në parlament.

Me 169 deputetë, Partia Popullore Republikane (CHP), së bashku me partnerin e saj të koalicionit, Partinë IYI, siguruan gjithsej 212 vende në parlament, duke përfaqësuar opozitën kryesore, Aleancën Kombëtare.

65 vendet e mbetura të parlamentit u fituan nga Aleanca e Punës dhe Lirisë, e përbërë nga Partia e Majtë e Gjelbër me 61 vende dhe Partia e Punës e Türkiye-s me katër vende.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın