Politikë

Pakistan, gjykata urdhëron lirimin me kusht të ish-kryeministrit Khan në rastin e korrupsionit

Pavarësisht urdhrave për lirim, është e paqartë nëse ish-kryeministri Khan do të lirohet pasi ai kërkohet për një sërë çështjesh të tjera, duke filluar nga korrupsioni deri te terrorizmi

Amir Latif Arain  | 20.11.2024 - Përdıtësım : 21.11.2024
Pakistan, gjykata urdhëron lirimin me kusht të ish-kryeministrit Khan në rastin e korrupsionit

Karaçi

Një gjykatë e lartë pakistaneze ka dhënë lirimin me kusht për ish-kryeministrin e burgosur të vendit, Imran Khan, në një rast korrupsioni, si dhe urdhëroi lirimin e tij, transmeton Anadolu.

Khan, së bashku me gruan e tij Bushra Bibi, akuzohen për blerje dhe shitje të paligjshme të dhuratave të huaja. Të dy i mohojnë akuzat.

Tashmë Bushra Bibi është liruar me kusht për rastin që akuzohet.

Pavarësisht urdhrave për lirim, është e paqartë nëse ish-kryeministri Khan do të lirohet pasi ai kërkohet për një sërë çështjesh të tjera, duke filluar nga korrupsioni deri te terrorizmi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.