Plagosen tre ushtarë izraelitë në shpërthimin e një bombe në Bregun Perëndimor të pushtuar
Një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se dy ushtarë ishin në gjendje të rëndë pasi një mjet shpërthyes shpërtheu gjatë "një aktiviteti operacional" në Qabatiya
Ramallah
Tre ushtarë izraelitë u plagosën në një shpërthim të një bombe në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se dy ushtarë ishin në gjendje të rëndë pasi një mjet shpërthyes shpërtheu gjatë "një aktiviteti operacional" në Qabatiya, afër Jeninit në pjesën veriore të Bregut Perëndimor. Një ushtar i tretë pësoi lëndime të lehta nga shpërthimi.
Tensioniet kanë qenë të larta në të gjithë Bregun Perëndimor për shkak të luftës gjenocidale të Izraelit në Gaza, ku ka vrarë mbi 46.600 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, që nga 7 tetori 2023.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 850 palestinezë janë vrarë që atëherë dhe mbi 6.700 të tjerë janë plagosur nga ushtria izraelite në territorin e pushtuar.
Në korrik 2024, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli të paligjshëm pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe kërkoi evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.