Politikë

Presidenti turk Erdoğan përshëndet qëndrimin e Pakistanit për çështjen palestineze

“Pakistani është gjithashtu një nga vendet që ka reaguar më fuqishëm ndaj gjenocidit në Gaza”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin pakistanez Shahbaz Shariff në Ankara

Esra Tekin  | 22.04.2025 - Përdıtësım : 23.04.2025
Presidenti turk Erdoğan përshëndet qëndrimin e Pakistanit për çështjen palestineze

Istanbul

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, përshëndeti sot qëndrimin e Pakistanit për çështjen palestineze, duke thënë se Pakistani është një nga vendet që ka reaguar “më fuqishëm” ndaj gjenocidit në Gaza, raporton Anadolu.

“Dëshiroj të shpreh edhe një herë se ne e kemi vlerësuar gjithmonë qëndrimin e vendosur të Pakistanit për çështjen palestineze. Pakistani është gjithashtu një nga vendet që ka reaguar më fuqishëm ndaj gjenocidit në Gaza”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin pakistanez Shahbaz Shariff në kryeqytetin Ankara.

Duke thënë se Pakistani ka mbështetur kauzën e drejtë të palestinezëve në platforma të ndryshme, përfshirë OKB-në, Erdoğan tha se Ankaraja dhe Islamabadi janë të vendosur të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në periudhën e ardhshme.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran palestinez, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet dhe me integritet territorial”, shtoi më tej Erdoğan.

Ndërkaq, kryeministri pakistanez Sharif tha vendi i tij “dënon fuqishëm vrasjen brutale të mbi 50.000 palestinezëve të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın