Politikë

Putin i kujton Macronit humbjen e Napoleonit pas komenteve mbi Rusinë

Presidenti rus tha se pushtimi i Rusisë është "i pamundur" për shkak të qëndrueshmërisë së ushtarëve të vendit

Elena Teslova  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 07.03.2025
Putin i kujton Macronit humbjen e Napoleonit pas komenteve mbi Rusinë

Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin i kujtoi homologut të tij francez Emmanuel Macron se si përfundoi fushata e Napoleon Bonapartit në vitin 1812 kundër Rusisë, duke iu përgjigjur komenteve të kreut të shtetit të Francës për Moskën, raporton Anadolu.

Duke folur në një takim me anëtarët e Fondacionit “Mbrojtësit e Atdheut” në Moskë, Putin tha: “Kishte një bisedë për Smolenskun dhe muzeun që nga koha e pushtimit të Napoleonit. Disa ende dëshirojnë të kthehen në ato ditë, duke harruar se si përfundoi”, tha ai.

Ai theksoi se Franca kishte dështuar të pushtonte Rusinë në të kaluarën dhe do të dështonte përsëri, duke ia atribuuar këtë qëndrueshmërisë së ushtarëve rusë.

“Me të rinj si djali juaj, miqtë dhe shokët e tij, pushtimi i Rusisë është i pamundur”, i tha Putin nënës së një ushtaraku rus që lufton në Ukrainë.

Ai shtoi se kundërshtarët e Rusisë kanë bërë gjithmonë të njëjtin gabim – duke nënvlerësuar karakterin e popullit rus në kuptimin më të gjerë.

Macron në një fjalim televiziv drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, tha se Rusia është bërë “një kërcënim për Francën dhe Evropën”, duke deklaruar se një “debat strategjik” ka nisur për parandalimin bërthamor për të mbrojtur aleatët evropianë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.