Politikë

Rusia dëbon diplomatë nga Lituania, Letonia dhe Estonia

Diplomatët duhet të largohen nga vendi në të njëjtën kohë që u është caktuar diplomatëve rusë për t'u larguar nga vendet baltike

Elena Teslova  | 29.03.2022 - Përdıtësım : 30.03.2022
Rusia dëbon diplomatë nga Lituania, Letonia dhe Estonia

Moskë

Me një masë reciproke, Rusia sot dëboi disa diplomatë të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme përmes një deklarate tha se ambasadorët e shteteve baltike u thirrën në ndërtesën e ministrisë dhe u dha "një notë e fortë proteste" në lidhje me dëbimin "provokues dhe të pajustifikuar" të diplomatëve rusë.

Akreditimet e katër punonjësve të Ambasadës së Lituanisë, tre të Ambasadës Letoneze dhe tre përfaqësuesve të Ambasadës së Estonisë dhe Zyrës Pskov të Konsullatës së Përgjithshme të Estonisë në Shën Petersburg u anuluan, sipas deklaratës.

Diplomatëve të dëbuar u kërkohet të largohen nga Rusia "në të njëjtën kornizë kohore" që iu caktua diplomatëve rusë për largimin e tyre nga vendet baltike, thuhet në deklaratë.

Më 18 mars, Estonia, Letonia dhe Lituania njoftuan njëkohësisht dëbimin e diplomatëve rusë në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Estonia dhe Letonia dëbuan nga tre diplomatë rusë secila, kurse Lituania shpalli persona non grata katër diplomatë rusë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.