Politikë

Trump beson se Putin do ta dëgjojë kërkesën e tij për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës

Më herët, Trump në një postim në rrjetet sociale lëshoi një qortim të ashpër ndaj Putinit pas një sulmi me dronë dhe raketa që zgjati disa orë në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku si pasojë humbën jetën të paktën 12 persona

Michael Gabriel Hernandez  | 24.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Trump beson se Putin do ta dëgjojë kërkesën e tij për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ai beson se homologu i tij rus, Vladimir Putin, do ta dëgjojë kërkesën e tij për të ndaluar sulmet ndaj Ukrainës, transmeton Anadolu.

Më herët, Trump në një postim në rrjetet sociale lëshoi një qortim të ashpër ndaj Putinit pas një sulmi me dronë dhe raketa që zgjati disa orë në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku si pasojë humbën jetën të paktën 12 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Jo e nevojshme dhe në një kohë shumë të keqe. Vladimir, ndalo. 5 mijë ushtarë në javë po vdesin. Le ta përfundojmë marrëveshjen e paqes”, tha Trump.

I pyetur nga një gazetar nëse beson se Putin do t’i ndal sulmet, Trump shprehu bindje se presidenti rus do ta zbatojë atë.

“Po, po”, u përgjigj ai në Shtëpinë e Bardhë teksa priste kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.