Zelenskyy: Ukrainës i mungon forca për ta çuar Rusinë në kufijtë e vitit 1991
I pyetur nëse ai është i gatshëm të heq dorë nga pjesë të tokës ukrainase në një marrëveshje të mundshme të paqes me Rusinë, Zelenskyy tha se Kievi nuk mund të njohë ligjërisht territoret ukrainase nën kontrollin e Moskës
Istanbul
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se vendi i tij nuk ka forcën për ta çuar Rusinë në kufijtë e vitit 1991, transmeton Anadolu.
"Ne e kuptojmë se akoma nuk kemi forcën për ta çuar Putin-in përsëri në vijën e vitit 1991 me armë në dorë", tha Zelenskyy për ‘Fox News’.
I pyetur nëse ai është i gatshëm të heq dorë nga pjesë të tokës ukrainase në një marrëveshje të mundshme të paqes me Rusinë, Zelenskyy tha se Kievi nuk mund të njohë ligjërisht territoret ukrainase nën kontrollin e Moskës.
Lidhur me gatishmërinë e tij për të hequr dorë nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, presidenti ukrainas tha se Kievi është i gatshëm të vendosë gadishullin nën kontrollin ukrainas përmes mjeteve diplomatike.
"Ne nuk mund të shpenzojmë dhjetëra mijëra njerëz tanë në mënyrë që ata të kalben për hir të kthimit të Krimesë. Ne e kuptojmë se Krimea mund të rikthehet në mënyrë diplomatike", tha Zelenskyy.
Ditët e para të konfliktit me Rusinë, presidenti ukrainas i përshkroi si periudhën më të vështirë, duke argumentuar se përparimi për Kievin varet nga ruajtja e unitetit.
"Mendoj se ishte periudha më e vështirë, por tani kjo periudhë, ky moment mendoj se varet nga uniteti ynë në Ukrainë dhe mendoj se ajo që shumë e rrezikshme është nëse humbin unitetin në Evropë dhe ajo që është edhe më e rëndësishmja, uniteti midis Ukrainës dhe SHBA-së", tha Zelenskyy.
Ai theksoi se fundi i konfliktit varet "shumë" nga presidenti rus, Vladimir Putin, por edhe më shumë varet nga SHBA-ja, sepse siç tha ai, "Putin është më i dobët".
Presidenti ukrainas tha se beson se presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, mund ta bindë presidentin Putin që t’i japë fund luftës dhe ai mendon se Ukraina do të humbasë nëse SHBA-ja ndalon ndihmën ushtarake për Kievin.
"Ne kemi prodhim, por nuk mjafton të mbizotërojmë. Dhe, mendoj se nuk mjafton as për të mbijetuar. Por do të jetë nëse një zgjedhje e tillë do të jetë zgjedhja amerikane, kështu që ne do të vendosim se çfarë do të duhet të bëjmë", shtoi ai.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.