Politikë, archive

Zgjedhjet për kryetar të Graçanicës, qytetarët: Presim më tepër vende pune

18.01.2015 - Përdıtësım : 18.01.2015
Zgjedhjet për kryetar të Graçanicës, qytetarët: Presim më tepër vende pune

PRISHTINË (AA)- Zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarin e ri të komuns së Graçanicës, komunë kjo me shumicë të banorëve serb e cila gjendet në afërsi të Prishtinës, po zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe atmosferë të qetë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 11:30 kanë votuar rreth 8 përqind të votuesve. “Deri në ora 11:30 në komunën e Graçanicës kanë votuar 1576 votues apo 7,79 përqind e votuesve të regjistruar” ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Ajo ka kujtuar se, në zgjedhjet e kaluara lokale, në të njëjtën kohë (ora 11:30) kishin votuar 2190 votues apo 11.41përqind.

Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, në ora 7:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00, deri kur qytetarët e kësaj komune do të mund të realizojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë. Në komunën e Graçanicës, të drejtë vote kanë 20.229 votues, në 10 qendra të votimet me gjithsejtë 27 vendvotime. Votuesit mund të votojnë me dokumente personale të vlefshme të Kosovës apo edhe të Serbisë, ndërsa për përcjelljen e këtyre zgjedhjeve janë akredituar 388 vëzhgues.

 “Së pari pres që populli të bashkohet, të ketë liri, jetë më të mirë, të ketë më shumë vend pune që rinia të punësohet dhe të mos ik nga këtu, në mënyrë që të ketë ardhmëri dhe gjitha të mirat, si dhe të hapen fabrika në mënyrë që fëmijët mos të dalin nëpër kateteri” tha Nedelkoviç.

Një tjetër qytetar i kësaj komune, Milan Deniç e ka kryer obligimin e tij qytetarë dhe thotë se, është obligim i të gjithëve të vazhdohet të punohet për ta zhvilluar komunën. “Pres fitoren e sigurt të kandidatit të “Listës Serbe” dhe të vazhdohet kjo që është filluar” thotë Milan .

“Të jetë fer dhe korekte, presim që zgjedhjet të shkojnë si është më së miri, pa incidente, të ketë ardhmëri për fëmijët tanë dhe gjithë qytetarët, të ketë më tepët punësim” thotë Faton Ajeti nga Graçanica.

Srgjan Popoviç, drejtor i Zyrës për Çështjen e Komuniteteve pranë kabinetit të kryeministrit të Kosovës , pret që në komunën e Graçanicës edhe pas zgjedhjeve të kryetarit të ri të komunës, të vazhdohet realizimi i asaj që është filluar vitin e kaluar.

“Pres, para se gjithash, të ketë vazhdimësi të politikës e cila do të kontribuoj në përmirësimin e situatës dhe kushteve jetësore, në këtë komunë. Shpresojmë t’i ruajmë vendet e vjetra të punës dhe të hapim vendet e reja” tha Popoviq.

Në zgjedhjet për kryetarin  e komunës së Graçanicës, qytetarët do të mund të votojnë për katër kandidatë: Nenad Rashiqin nga Partija Demokratike Përparimtare, Dragisha Miriçin nga Partia e Re e Kosovës, Shaip Berishën nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vladeta Kostiçin nga Iniciativa Qytetare "Srpska".

Në rast se, asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50 përqind të votave, atëherë dy kandidatët që kanë numrin më të madh të votave do të hyjnë në balotazh, në rrethin e dytë të votimeve.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë janë shpallur nga kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi që kryetari paraprak i komunës së Graçanicës, Branimir Stojanoviç, i zgjedhur në zgjedhjet lokale në fund të vitit 2013, ka dhënë dorëheqje për shkak të pranimit të detyrës së re të zëvendëskryeministrit të Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın