Turqia, Politikë

Erdoğan: Turqia gati të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës

Duke theksuar se Turqia gëzon marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën, presidenti turk tha se në të ardhmen e afërt do të vizitojë Kievin dhe se një udhëtim në Moskë po ashtu mund të realizohet

Büşra Nur Çakmak  | 21.01.2022 - Përdıtësım : 22.01.2022
Erdoğan: Turqia gati të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës Foto: Emrah Yorulmaz / AA

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të veprojë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

"Ne nuk do të pranojmë trazira në rajon. Ne duam që paqja të mbizotërojë dhe ne jemi të gatshëm ta bëjmë pjesën tonë", u tha Erdoğan gazetarëve pas namazit të xhumasë.

Presidenti turk paralajmëroi se çdo lloj pushtimi ose shpërthimi i luftës përbën një kërcënim të madh për paqen rajonale.

Duke theksuar se Turqia gëzon marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Ukrainën, presidenti turk tha se në të ardhmen e afërt do të vizitojë Kievin dhe se një udhëtim në Moskë po ashtu mund të realizohet.

Përpjekjet diplomatike për të de-përshkallëzuar tensionet e rritura midis Rusisë dhe Perëndimit po vazhdojnë, me të gjithë vëmendjen e kthyer sërish drejt kufirit Rusi-Ukrainë dhe në territoret e vijës së parë.

Rusia akuzohet se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit të Ukrainës, një lëvizje që ka shkaktuar shqetësime nga Perëndimi se Moska mund të planifikojë një tjetër ofensivë ushtarake kundër fqinjit të saj ish-sovjetik.

Kremlini ka mohuar akuzat e Perëndimit për një pushtim të afërt, duke theksuar se forcat ruse janë atje për stërvitje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.