Fidan diskuton zhvillimet në Siri dhe rajon me homologun rus
Hakan Fidan dhe Sergey Lavrov theksuan mbështetjen e vendeve të tyre për unitetin politik të Sirisë dhe vunë në dukje rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës të tranzicionit politik në Siri

Ankara
Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov kanë zhvilluar një bisedë telefonike dhe kanë diskutuar zhvillimet rajonale dhe situatën në Siri, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, gjatë bisedës telefonike, Fidan dhe Lavrov theksuan mbështetjen e vendeve të tyre për unitetin politik të Sirisë dhe vunë në dukje rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës të tranzicionit politik në Siri.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.