Politikë

6 palestinezë të vrarë dhe 50 të plagosur në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

Për të 14-n ditë radhazi, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën e saj në veri të Gazës, duke shënjestruar civilët në kampin e refugjatëve Jabalia

Mohammad Sıo  | 18.10.2024 - Përdıtësım : 18.10.2024
6 palestinezë të vrarë dhe 50 të plagosur në sulmet izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza

Gaza

Gjashtë palestinezë u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën sot në sulmet ajrore izraelite që synuan një shtëpi dhe një grup civilësh në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës, i cili është sulmuar prej 14 ditësh, raporton Anadolu.

Spitali Al-Awda njoftoi në një deklaratë se tre palestinezë u vranë dhe 50 u plagosën në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në kampin Jabalia.

Një burim mjekësor në Spitalin Kamal Adwan konfirmoi se tre palestinezë të tjerë u vranë në një tjetër sulm izraelit në një grumbullim civilësh në zonën Al-Fakhura të Jabalias.

Për të 14-n ditë radhazi, ushtria izraelite ka vazhduar ofensivën e saj në veri të Gazës, me fokus në Jabalia dhe kampin e saj.

Zona është nën një rrethim gjymtues dhe bombardime të vazhdueshme, me shtëpitë që janë shkatërruar mbi banorët.

Ky është operacioni i tretë tokësor që ushtria izraelite ka kryer në kampin Jabalia që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.

Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale në Gaza që nga tetori i vitit të kakluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 42.400 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 99.100 janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e Gazës, krahas bllokadës së vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e tij në Gaza.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın