Büşra Selvi Öğütcen
01 Shtator 2016•Përditësim: 01 Shtator 2016
SANTO DOMINGO/RIO DE JANEIRO (AA) – Shtetet e Amerikës Latine kanë dënuar vendimin e Senatit të Brazilit për largimin nga detyra të presidentes e cila ishte pezulluar përkohësisht, Dilma Rousseff, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Bolivisë Evo Morales, në një postim në Twitter, është shprehur se “E dënojmë puçin parlamentar që iu bë demokracisë së Brazilit. Në këto kohë të vështira, jemi në anën e Dilmas, Lulas dhe popullit".
Presidenti i Ekuadorit Rafael Correa, po ashtu përmes rrjetit social Twitter, ka deklaruar se “E tërhoqëm prapa të ngarkuarin tanë diplomatik. Nuk do t’i pranojmë asnjëherë këto praktika që na i rikujtojnë epokat e errëta të Amerikës sonë".
Ndërkaq, në një deklaratë nga Ministria e Punëve Publike të Ekuadorit, thuhet se qeveria nuk e pranon këtë “grusht shteti” të përgatitur nga opozitarët politikë dhe liderët e opozitës së Brazilit dhe i cili prish rendin demokratik.
Nga ana tjetër, nga Kuba është deklaruar se largimi i Rousseff pa asnjë fakt rreth fajësisë së saj për korrupsion, është mosrespekt ndaj vullnetit dominues.
Me deklaratë ka dalë edhe Ministria e Jashtme e Venezuelës, e cila ka theksuar se vendi e ka tërhequr ambasadorin e saj në Brazil dhe se i ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Brazilin.
“Deputetët brazilianë bërë një tradhti ndaj vendit dhe kanë synuar presidenten më të ndershme të Brazilit ndonjëherë", thuhet në deklaratë.
Temer merr detyrën
Pas largimit nga detyra të Rousseff, në vend të saj ka kaluar Zëvendëspresidenti i shtetit Michel Temer. Temer e filloi detyrën duke dhënë betimin.
Në fjalimin gjatë ceremonisë së betimit, Temer tha se pritjet nga qeveria tani e tutje do të jenë më të larta dhe shpreson që Brazili të futet në binarët e tij.
Duke i refuzuar pohimet për “grusht shteti, duke iu drejtuar Rousseff-it, Temer tha: “Ti je puçiste. Ti je ajo që ka shkelur kushtetutën".
Lidhur me marrëdhëniet dypalëshe të kërkuara më parë nga liderët e Spanjës, Japonisë, Italisë dhe Arabisë Saudite, Temer njoftoi se planifikojnë që gjatë fundjavës të shkojnë në Kinë për të marrë pjesë në Samitin e G-20-tës.
“Po udhëtojmë t’i tregojmë botës se kemi stabilitet politik dhe ligjor. Jemi të detyruar të tregojmë se në vendin tonë ka shpresë", tha ai.
Ndërkaq, në deklaratën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Temerit i është uruar sukses gjatë detyrës, ndërkohë që Rousseff-it i janë shprehur falënderime për mbështetjen ndaj OKB-së.
Nga ana tjetër, në fjalimin që e mbajti për mbështetësit e saj pas vendimit për largim, Rousseff tha se nuk do të përshëndetet dhe se do të kthehet prapa për ta vazhduar luftën “kundër qeverisë së themeluar me grusht shteti”.
“Mendojnë se na kanë mposhtur, por e kanë gabim. E di që çdokush do të luftojë. Atyre do t’u kundërvihemi në mënyrën më të ashpër”, është shprehur Rousseff.
Ndryshe, në kuadër të kërkesës për largimin e Roussef me akuzën për keqpërdorim të detyrës, dje Senati i Brazilit me 20 vota kundër dhe 61 vota pro mori vendimin për largimin e tërësishëm të saj nga detyra.
Temer do të jetë në krye të detyrës deri në datën kur i përfundon mandati aktual, konkretisht më 1 janar 2019.