ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia tashmë është një shtet i cili strehon 300 mijë irakianë dhe ka theksuar se këtë as Irani e as Rusia nuk e bën. Presidenti Erdogan në intervistën e tij për kanalin "El Arabiya" iu përgjigj pyetjeve rreth zhvillimeve aktuale. "Qasja e këtillë ndaj Turqisë e cila vepron shumë ndjeshëm, së pari nga Iraku dhe më pastaj nga vendet e tjera do të jetë e gabueshme. Askush nuk duhet të bëjë spekulim mbi ndjeshmërinë e Turqisë. Stilli ynë i lëvizjes, është bërë pikë së pari në kërkesë të popullit të Mosulit"- u shpreh presidenti i Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pyetjen nëse Forcat e Armatosura Turke do të tërhiqen nga kampi Bashika, presidenti Erdogan tregoi se sipas kërkesës së kryeministrit irakian, Haydar el-Ibadi gjatë vizitës së tij në Turqi, janë vendosur trupat e tyre në Bashika dhe se gjithashtu edhe zyrtarët irakian e kanë vizituar këtë vend.
Erdogan duke theksuar se janë bërë disa zhvillime në Siri dhe me këto zhvillime janë marrë disa hapa, tha se një ndër këto është zyra e katërshes së formuar në Bagdat nga ana e Rusisë, Iranit, Irakut dhe Sirisë. Ai theksoi se edhe Turqinë duan ta përfshijnë në këtë zyrë, ku presidentit rus Vladimir Putin i tha, "Unë si shtet, si shtet legjitim si mund të ulem në një tryezë bashkë me Sirinë të cilin nuk e pranoj si shtet? Prandaj nuk është e mundshme që ne të vijmë atje".
- "Qeveria Qendore e Irakut nuk ka marrë asnjë masë"-
Në pyetjen se si do të ndikojë kërkesa e qeverisë irakiane nga Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në lidhje me kampin Bashika, ndaj përpjekjeve të Turqisë në luftën kundër DAESH-it, presidenti Erdogan theksoi se shkaku më i rëndësishëm se pse gjendet Turqia atje është lufta kundër DAESH-it. Erdoga duke theksuar se qeveria e Bagdatit nuk i ka marrë hapat e nevojshme në lidhje me luftën kundër DAESH-it, dhe në rast se do ti kishte marrë nuk kishin ndodhur këto probleme tha se:
"Fatkeqësisht asnjëherë Qeveria Qendrore e Irakut nuk ka marrë masa kundër këtyre organizatave terroriste. Tashmë DAESH-i është duke e pushtuar një të tretat e Irakut. Atje ende gjendet organizata terroriste DAESH. Vallë ka bërë diçka Qeveria Qendrore kundër këtyre? Nuk bëri dhe ne me kërkesë kemi hyrë këtu. Këtu Peshmerget, Turkmenët kanë një problem serioz. Kemi hyrë këtu me qëllim trajnimi, jo si forcë luftëtare. Vetëm se një pjesë e ushtarëve tonë atje gjenden për ti mbrojtur një pjesë të ushtarëve tonë të cilat atje gjendet për trajnime. Numri është i caktuar. Ju me atë numër nuk mund të luftoni"
Erdogan duke theksuar se Turqia është një shtet që gjithmonë është duke marrë kërcënime terroriste nga Iraku dhe ky kërcënim nuk buron vetëm nga DAESH-i tha se: "Turqia tashmë është një shtet i cili strehon 300 mijë irakianë. Këtë as Irani e as Rusia nuk e bën. Qasja e këtillë ndaj Turqisë e cila vepron shumë ndjeshëm, së pari nga Iraku dhe më pastaj nga vendet tjera do të jetë e gabueshme. Askush nuk duhet të bëjë spekulim mbi ndjeshmërinë e Turqisë. Stili ynë i lëvizjes, është bërë pikë së pari në kërkesë të popullit të Mosulit".
- "Nuk kemi problem me vëllezërit tanë kurd në Irakun verior" -
Në pyetjen nëse SHBA-të kanë biseduar ose janë në koordinim me Turqinë në lidhje me grupet kurde të Sirisë me të cilat është në kontakt, presidenti Erdogan tha se Tuqia nuk ka asnjë problem me popullin kurd të Sirisë ose Irakut.
Ai duke theksuar se vazhdimisht bisedojnë me Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut tha se: "Nuk kemi problem me vëllezërit tanë kurd në Irakun verior. Problemi ynë atje është me ato të cilët janë përfshirë në terrorizëm. PYD në aspektin e qeverisjes është një organizatë terroriste, YPG është organizatë terroriste. Për ne situata e vëllezërve tonë kurdë është ashtu siç janë vëllezërit arab dhe poashtu turkmenë, por nëse janë përfshirë në terrorizëm nuk është e mundshme ti mbrojmë. Tashmë brenda DAESH-it gjenden një numër i konsiderueshëm të arabëve, por nga ana tjetër nga ka edhe nga Franca, Anglia, Australia, Gjermania, këta të gjithë janë terroristë. Terroristi i mirë dhe i keq, a mund të bëjmë dallim të këtillë? Nuk mund të bëjmë. Të gjithë terroristët janë të këqij. Njësoj edhe në vendin tonë kemi problem të njëjtë. Kanë organizata terroriste brenda shtetit siç janë PKK, DHKP-C, të gjithë këta janë të ngjajshme dhe ndihmohen ndërmjet tyre".
Presidenti Erdogan duke theksuar se DAESH-i është në bashkëpunim me regjimin e Sirisë dhe fuqinë e tij e merr nga regjimi, tha se: "Nëse është DAESH-i regjimi do të fitojë fuqi. Tashmë regjimi e zgjat procesin e mbijetesës për shkak të DAESH-it. Pse as regjimi e as mbështetësit e regjimit nuk kanë një qëndrim kundër DAESH-it? Kjo është në pah. Prandaj ne në këtë proces jemi në vend tjetër në pikën e vëllezërve tanë kurd, pikëpamja jonë ndaj tyre është ashtu siç është ndaj vëllezërve tonë arab dhe turkmenë, por qeverisjes së PYD-së, YPG-së, këto janë terroristë. Këtë që nga fillimi e kam thënë edhe miqve tanë perëndimorë. Gjithashtu edhe miqve amerikanë gjithmonë iu kam treguar këto. Sepse mbështetjet e bëra këtu janë mbështetje për regjimin dhe sot as YPG e as PYD nuk luftojnë kundë organizatës terroriste DAESH, duke sikur se luftojnë. Gjendja e këtyre është kjo. Ne jemi ata të cilët do të vazhdojmë luftën tonë kundër këtyre. Edhe NATO-ja është me ne, prandaj e bëjmë së bashku, nuk ka nevojë për këto. Ky është qëndrimi ynë, këtë veçanërisht do ta bisedojmë në vizitën tonë në fund të këtij muaji në Arabinë Saudite. Muajin e kaluar isha në Katar, atje e biseduam, dhe do të vazhdojmë ta bisedojmë"
“Ne jemi për përmirësimin e marrëdhënieve tona”-
Në lidhje me një pyetje për situatën e marrëdhënieve Turqi- Rusi Presidenti Erdoğan tha: “Ne tani nuk jemi për përkeqësimin e mëtejshëm veçanërisht të marrëdhënieve me Rusinë, por në jemi që në kuadrin diplomatik të përmisohen këto marrëdhënie dhe të jenë të rregullta ashtu si më parë”.
Duke cekur ngjarjen e avionëve rus që shkelën hapësirën ajore turke Erdoğan u shpreh se: “Teska është dashur të paralajmërohen dhe ti tërhiqej vëmendja atyre që kanë kryer këtë gabim, të konvertosh këtë në të kundërt në një qëndrim kundër një vendi që i është shkelur hapësira ajrore, unë këtë në të vërtetë e interpretoj si të metën e të kuptuarit të qasjes diplomatike të Rusisë”.
Erdoğan duke shpjeguar se në bombardimet e Rusisë në Siri në shumë rajone duke përfshirë edhe rajonet Bayırbucak ku ndodhen turkmenët kanë humbur jetën shumë njerëz ku 800 janë civilë dhe se Rusia vazhdon sulmet e saj në mënyrë të pamëshirshme u shpreh se: “Këto në vend që të luftojnë me DAESH-in, sulmojnë opozitarët e moderuar. Këto tani nëse kanë goditur 100 persona, 90 prej tyre janë opozitarë të moderuar dhe 10 janë të DAESH-it. Por ata çfarë thonë? ‘Ne qëllojmë DAESH-in'. Nuk shprehin të vërtetën, ne i posedojmë të gjitha identifikimet e këtyre. Sepse edhe ne kemi shërbime inteligjente, ashtu siç kanë edhe ato kemi edhe ne shërbimet tona MIT. Edhe ne punojmë edhe ato. Sigurisht që krahas kësaj punojnë edhe shërbimet inteligjente amerikane. Ne i kemi të gjithë informacionet se çfarë ndodh, kush i kryen dhe ku ndodhet, duhet të jemi të drejtë".
"Ne të japim përpjekje të përbashkët kundër DAESH-it. Kur ia shprehëm këtë të nderuarit Putin por të kishte thënë 'po' sot do të ndodheshim në një pozitë të ndryshme, do të kishim arritur shumë më përpara dhe këtë do ta kishim bërë sëbashku. Por fatkeqësisht ngjarjet nuk vajtën ashtu siç dëshironim ne dhe morën zhvillime në të kundërt ku dhe llogaritë e veriut të Latakias ku ndodhen turkmenët në Bayırbucak sigurisht që janë shumë shumë ndryshe”.
news_share_descriptionsubscription_contact
