Hasan Esen
09 shkurt 2016•Përditësim: 10 shkurt 2016
BRUKSEL (AA) - Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka deklaruar se Rusia gjendjen e keqe në Siri është duke e bërë akoma më të keqe, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk, në deklaratën e tij të bërë pas takimit me kryeministrin e Gjeorgjisë, Giorgi Kvirikashvili, u ndal në sulmet e Rusisë në Siri. Duke theksuar se sulmet e Rusisë gjendjen e keqe janë duke e bërë më të keqe, Tusk shtoi se: ''Si pasojë e drejtpërdrejtë të veprave ushtarakë të Rusisë, forcat e regjimit përparojnë, opozitarët të moderuar vuajnë humbje dhe mijëra refugjatë ikin në Turqi apo Europë''.
Vendet europiane në të cilat në vitin 2015 kanë hyrë më shumë se 1 milionë refugjatë, parashikojnë që nëse lufta nuk mbaron dhe nuk marren masat të nevojshme, deri në fund të vitit 2017 ky numër mund të arrijë në 3 milionë.