Politikë

Biden thotë se "kalimi i pishtarit" në gjeneratat e reja është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin

Presidenti amerikan gjithashtu u shpreh se "ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtjen e demokracisë, e cila është në rrezik, mendoj se është më e rëndësishme se çdo titull"

Servet Günerigök  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 26.07.2024
Biden thotë se "kalimi i pishtarit" në gjeneratat e reja është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin

Washington DC

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit në Zyrën Ovale mbrëmë shpjegoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga gara presidenciale, duke thënë se mënyra më e mirë për të bashkuar kombin është duke i dorëzuar udhëheqësinë një brezi të ri, transmeton Anadolu.

"Vendosa se mënyra më e mirë përpara është t'ia kaloj pishtarin një brezi të ri. Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar kombin tonë", tha ai.

Biden gjithashtu miratoi zv/presidenten Kamala Harris si kandidaten demokrate për presidente përpara zgjedhjeve të nëntorit.

“Më duhet të bashkoj partinë time në këtë përpjekje kritike”, tha Biden, duke shtuar: "Unë kam nderë për këtë zyrë, por më shumë e dua vendin tim".

Presidenti amerikan gjithashtu u shpreh se "ka qenë nderi i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Por në mbrojtjen e demokracisë, e cila është në rrezik, mendoj se është më e rëndësishme se çdo titull".

Biden gjithashtu lavdëroi zv/presidenten Harris, duke e përshkruar atë si "të ashpër dhe të aftë".

"Ajo ka qenë një partnere e jashtëzakonshme për mua dhe një udhëheqëse për vendin tonë. Tani zgjedhja varet nga ju, populli amerikan", tha ai.

Biden tha se ai do të fokusohet në kryerjen e detyrës së tij si president gjatë muajve të ardhshëm, duke përmendur angazhimin për të ulur kostot për familjet, rritjen e ekonomisë, mbrojtjen e lirive, kundërshtimin e urrejtjes dhe ekstremizmit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga armët.

Ai tha se do të vazhdojë të mbledhë një koalicion të kombeve për të ndaluar presidentin rus Vladimir Putin të marrë kontrollin e Ukrainës dhe për të mbajtur NATO-n më të fortë.

Biden gjithashtu vuri në dukje se kur ai mori detyrën në vitin 2020, përshtypja ishte se Kina do t'i kalonte Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se kjo nuk ka ndodhur dhe se ka ndryshuar përshtypja.

Ai tha gjithashtu se do të punojë për t'i dhënë fund luftës në Gaza.

"Dhe unë do të vazhdoj të punoj për t'i dhënë fund luftës në Gaza, për të sjellë në shtëpi të gjithë pengjet, për të sjellë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe për t'i dhënë fund kësaj lufte", tha Biden.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın