Kasım İleri
05 Shkurt 2021•Përditësim: 05 Shkurt 2021
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken të enjten ka zhvilluar bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, Blinken dhe Lavrov kanë biseduar për çështjet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2020 “agresivitetin ushtarak rus në Gjeorgji dhe Ukrainë, rastin e helmimit të opozitarit rus Alexei Navalny dhe sulmet kibernetike mbi institucionet amerikane”.
Një nga temat ishte edhe Marrëveshja e "New Start" (Marrëveshja për reduktimin strategjik të armëve).
Blinken ka deklaruar se “doemos duhet të nënshkruhet marrëveshje e re për kontroll të armatimit bërthamor që do të merret me armët bërthamore ruse dhe kërcënimit gjithnjë në rritje bërthamor të Kinës”.
Sekretari amerikan po ashtu kërkoi lirimin e qytetarëve amerikanë, mes të cilëve janë Paul Whelan dhe Trevor Peed.