Fatjon Cuka
24 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
TIRANË (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me vendimin e Tribunalit të Hagës ndaj Radovan Karaxhiçit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në profilin e tij zyrtar në Twitter, Bushati shprehet se: "Viktimat e ish-Jugosllavisë meritonin që të vihej drejtësia. Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, i cili dënoi Radovan Karaxhiçin, tregon se e drejta fitoi mbi mohimin".
Kujtojmë se sot Gjykata Penale Ndërkombëtare ka dënuar në procedurë të shkallës së parë Radovan Karaxhiçin me 40 vjet burg për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe rregullave të luftës.