Tayfun Salcı
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
LONDËR (AA) - Kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi se 23 qershori propozohet si datë që do të mbahet referendumi në lidhje me qëndrimin e vendit të tij në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Cameron i cili arriti një marrëveshje të re në lidhje me kushtet e qëndrimit të vendit të tij në Samitin e Liderëve të BE-së i cili përfundoi ditën e djeshme në Bruksel, sot pas takimit të Këshillit të Ministrave ai mbajti një konferencë për shtyp.
Ai ka njoftuar se do t’i propozojë Parlamentit që referendumi në lidhje me qëndrimin e Britanisë në BE të mbahet me 23 qershor si dhe ka pohuar se ministrat individualisht mund të japin mbështetje për fushatën "Po" ose "Jo".