Politikë

Erdoğan: Si bota turke duhet të mbajmë një qëndrim të fortë ndaj tragjedisë njerëzore që ndodh në Gaza

Presidenti Erdoğan foli në konferencën e përbashkët për media pas takimit që realizoi me homologun e tij nga Kirgistani, Sadyr Japarov në Pallatin Presidencial të kryeqytetit të vendit, Bishkek

Mehmet Tosun  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Erdoğan: Si bota turke duhet të mbajmë një qëndrim të fortë ndaj tragjedisë njerëzore që ndodh në Gaza

Bishkek

BISHKEK (AA) - Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan tha se bota turke duhet të mbajë një qëndrim të fortë ndaj tragjedisë njerëzore që ndodh në Gaza, raporton Anadolu.

Erdoğan e bëri këtë vlerësim në konferencën e përbashkët për media pas takimit që realizoi me homologun e tij nga Kirgistani, Sadyr Japarov në Pallatin Presidencial të kryeqytetit të vendit, Bishkek.

Ai theksoi se si vendi i parë që e ka njohur pavarësinë e Kirgistanit para 33 vitesh, po përforcojnë çdo ditë e më shumë lidhjet e rrënjosura, ndërsa takimet e tyre dypalëshe dhe midis delegacioneve me Japarovin kanë shqyrtuar të gjitha aspektet e marrëdhënieve.

Presidenti turk tha se marrëdhëniet e nivelit të Partneritetit Strategjik të vendosura në vitin 2011 e kanë ngritur në nivelin e Partneritet Strategjik Gjithëpërfshirës me dokumentin që e kanë nënshkruar "ashtu siç i ka hije vëllazërisë".

Duke rikujtuar se sot kanë nënshkruar 19 marrëveshje në shumë fusha si siguria, energjia, arsimi, shëndetësia dhe kultura, Erdoğan tha se sot kanë vlerësuar edhe hapat e përbashkët që mund të hidhen në fushat e mbrojtjes, industrisë dhe luftës kundër terrorizmit.

"Me këtë rast, dua të falënderoj vëllain tim të dashur për mbështetjen e tij në luftën tonë kundër FETO-s. Besoj se ky solidaritet do të vazhdojë duke u rritur edhe në periudhën në vijim", tha Erdoğan.

Në fjalën e tij, presidenti turk tërhoqi vëmendjen në vëllimin tregtar midis dy vendeve që ka arritur në 2 miliardë dollarë vitin e kaluar. Ai tha se në takim kanë vlerësuar hapat që do t'i hedhin që vëllimin tregtar ta rrisin në 5 miliardë dollarë.


- "Si bota turke duhet të mbajmë një qëndrim të fortë ndaj tragjedisë njerëzore që ndodh në Gaza"

Erdoğan gjithashtu tha se me homologun e tij Japarov kanë shkëmbyer mendime edhe për çështjet globale dhe rajonale.

Duke theksuar se persekutimi izraelit në tokat e pushtuara palestineze përfshirë Gazën dhe Libanin ishte nga pikat kryesore të axhendës në bisedimet që kanë pasur, Erdoğan tha: "Si bota turke duhet të mbajmë një qëndrim të fortë ndaj tragjedisë njerëzore që ndodh në Gaza".

"Marrëdhëniet tona shumëdimensionale i vazhdojmë edhe brenda organizatave ndërkombëtare", tha më tej Erdoğan lidhur me marrëdhëniet e vendit të tij me Kirgistanit, duke shtuar se në Samitin e 11-të Organizatës së Shteteve Turke që do të zhvillohet nesër presidenca e radhës në kuvend do të kalojë nga Kirgistani në Türkiye.

Ai falënderoi homologun e tij për dhënien e Urdhrit të Manasit, që është shumë i vlefshëm për popullin kirgiz.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.