Erdoğan: Türkiye do të bëhet një vend i gjelbër
Presidenti Erdoğan tha se nëpërmjet fushatës së pyllëzimit janë mbjellë mbi 7 miliardë fidanë dhe sipërfaqja pyjore e vendit është rritur me 12 për qind, duke arritur në 23.4 milionë hektarë
Istanbul
Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se po punojnë me të gjitha forcat për ta bërë Türkiyen një vend "të gjelbër smerald", raporton Anadolu.
"Ne i shohim pyjet tona jo thjesht si një trashëgimi të lënë nga paraardhësit tanë, por si një amanet për brezat e ardhshëm", tha presidenti Erdoğan në një video-porosi në Ditën Kombëtare të Mbjelljes së Pemëve, të shpërndarë nga Presidenca Turke në X.
"Për të përhapur këtë mirëkuptim në të gjithë shoqërinë tonë, veçanërisht tek brezat e rinj, ne e shpallëm 11 Nëntorin si Ditën Kombëtare të Mbjelljes së Pemëve", tha Erdoğan.
Ai shtoi se po punojnë me të gjitha forcat për t'u lënë brezave të ardhshëm një vend më të bukur në çdo aspekt.
Presidenti Erdoğan tha se nëpërmjet fushatës së pyllëzimit janë mbjellë mbi 7 miliardë fidanë dhe sipërfaqja pyjore e vendit është rritur me 12 për qind, duke arritur në 23.4 milionë hektarë.