Ekip
14 Prill 2016•Përditësim: 14 Prill 2016
BERLIN (AA) – Partitë në pushtet në Gjermani njoftuan se kanë dakorduar një spektër të gjerë të masave të cilat do të ndihmonin vendin që të integrojë më shumë se 1.1 milionë refugjatë të cilët vitin e kaluar kanë arritur në këtë vend dhe kanë marrë azil, raporton Anadolu Agency (AA).
Masat e dakorduara, të cilat do t’i shqyrtojnë edhe guvernatorët shtetërorë para se formalisht ti prezantojnë në Parlament, parashikojnë arritjen e baraspeshës mes ofrimit të qasjes më të lehtë të punësimit dhe kurseve integruese për persona të cilët në këtë vend kanë marrë azil.
Parashihet hapja e mijëra “vendeve të punës” për refugjatët, të cilat do t’i financojë qeveria. Koha e pritjes për kursin integrues të mësimit të gjuhës gjermane do të ulet në masë të madhe, por do të jetë obligues për shumicën e azilantëve.