24 Janar 2016•Përditësim: 25 Janar 2016
GREQI (AA) - Ka vazhduar për të dytën ditë rrjesht të mbahen protesta nga aktivistët e të drejtave të njeriut në Greqi, në afërsi të kufirit me Turqinë, me të cilën demonstruesit janë duke kërkuar nga qeveria greke të lejojnë kalimin e lirë e emigrantëve dhe refugjatëve përmes Greqisë, transmeton Anadolu Agency.
Disa qindra demonstrues mbërritën në qytezën pranë kufirit greko-turk Orestiada, rreth 10.5 kilometra larg nga kufiri. Ata pohojnë se gardhet e ngritura dhe patrullat e policisë në rreth 200 kilomtra vijë kufitare, po detyron azil-kërkuesit nga Siria dhe vendet e tjera ku po zhvillohen luftime që të paguajnë trafikantëve të qenieve njerëzore shuma të majme parash dhe të rrezikojnë jetën e tyre për të arritur në Evropë pëmes rrugëve detare.
Dy anije me emigrantë u mbytën në Detin Egje këtë javë, në të cilat të paktën 46 persona humbën jetën, ndërkohë në mesin e tyre kishte më shumë se dhjetë fëmijë.
Demonstruesit brohorisnin "Hiqeni gardhin. Hapni kufijtë". Ata kanë planifikuar, që me autobusë të nisen nga fillimi i zonës ushtarake përgjatë vijës kufitare në të cilën është vendosur gardhi dhe deri në vendkalimin kufitar në këtë rajon.