Politikë

Izraeli thotë se ushtria e tij do të qëndrojë në Gaza në "çdo situatë të përkohshme ose të përhershme"

"Ndryshe nga e kaluara, (ushtria izraelite) nuk po evakuon zonat që janë pastruar dhe kapur", tha ministri izraelit i mbrojtjes, Katz

Ahmed Asmar  | 16.04.2025 - Përdıtësım : 16.04.2025
Izraeli thotë se ushtria e tij do të qëndrojë në Gaza në "çdo situatë të përkohshme ose të përhershme"

Ankara

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha sot se forcat e tij të ushtrisë do të qëndrojnë në "zonat e sigurisë" në Rripin e Gazës në çdo "situatë të përkohshme ose të përhershme", transmeton Anadolu.

"Ndryshe nga e kaluara, (ushtria izraelite) nuk po evakuon zonat që janë pastruar dhe kapur", tha Katz në një deklaratë.

Ushtria "do të mbetet në zonat e sigurisë si një tampon midis armikut dhe komuniteteve (izraelite) në çdo situatë të përkohshme ose të përhershme në Gaza – si në Liban dhe Siri", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın