Hajer M'tırı
19 Prill 2016•Përditësim: 19 Prill 2016
STRASBURG (AA) – Presidenti i Komisionit Evropian (KE) Jean-Claude Juncker deklaroi se marrëveshja e arritur para do kohe mes Bashkimit Evropian (BE) dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës së refugjatëve dhe migrantëve respekton të gjitha normat ndërkombëtare dhe se plani tashmë funksionon në terren, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin gjatë seancës plenare të sesionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) në Strasburg, Junker tha se “nuk është i lumtur” për shkak të kritikave të drejtuara ndaj udhëheqësisë së BE-së se gjoja “ka hequr dorë nga vlerat e tij” me arritjen e marrëveshjes multimiliardëshe me Turqinë.
Juncer tha se Turqia doemos duhet të përmbush të gjitha kriteret për vendosjen e regjimit pa viza me BE-në.
“Turqia doemos duhet të përmbush të gjitha kushtet tjera që KE-ja gjatë muajve të ardhshëm të përshtat kërkesën e saj. Ne nuk i ulim kriteret për Turqinë për libralizimin e vizave”, tha Juncer.