Betül Yürük
25 Gusht 2016•Përditësim: 25 Gusht 2016
GJENEVË (AA) - Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se takimi që do të zhvillohet të premten në Gjenevë mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov do të jetë efektiv për fillimin e procesit politik të OKB-së, raporton Anadolu Agency (AA).
De Mistura në një deklaratë për gazetarët tha se "takimi që do të zhvillohet ditën e premte në Gjenevë mes Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov do të jetë efektiv për fillimin e procesit politik të OKB-së".
Më tej ai përsëriti thirrjen për armëpushim 48 orësh në Halep. "Rusia i tha po thirrjes së armëpushimit. Edhe nga të tjerët presim që të bëjnë të njëjtën. Ne jemi gati, kamionët janë gati. Sapo të marrim mesazhin nisemi për rrugë", deklaroi De Mistura.
Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Refugjatëve për Norvegjinë, Jan Egeland i cili kryeson takimet e Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë (ISSG) në Gjenevë, ka tërhequr vëmendjen se 80 mijë persona në lindje të Halepit kanë nevojë për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave emergjente humanitare.