Politikë

Kina bën thirrje për përmbajtje pas përshkallëzimit të tensioneve në luftën Rusi-Ukrainë

"Në situatën aktuale, të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qeta dhe të ushtrojnë përmbajtje, duke promovuar de-eskalim përmes dialogut dhe konsultimit", tha zëdhënësi i MPJ-së kineze, Lin Jian

Riyaz Khaliq Khaliq, Islam Uddin  | 20.11.2024 - Përdıtësım : 20.11.2024
Kina bën thirrje për përmbajtje pas përshkallëzimit të tensioneve në luftën Rusi-Ukrainë

Istanbul

Kina bëri thirrje për përmbajtje, de-eskalim dhe dialog midis Rusisë dhe Ukrainës pasi Moska përditësoi politikën e saj bërthamore teksa Kievi sulmoi me ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

"Në situatën aktuale, të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qeta dhe të ushtrojnë përmbajtje, duke promovuar de-eskalim përmes dialogut dhe konsultimit, për të reduktuar rreziqet strategjike", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian.

Lin iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vendimin e Moskës zyrtare për të rishikuar pragun për përdorimin e armëve bërthamore dhe faktin që Kievi sulmoi me raketa me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus për herë të parë që nga lufta, e cila filloi në shkurt 2022 dhe tanimë arriti në një mijë ditë.

Ai tha se pozicioni i Kinës për krizën në Ukrainë "është i qëndrueshëm dhe i qartë".

Pekini shpreson që "të gjitha palët të promovojnë de-eskalimin dhe të angazhohen për një zgjidhje politike të krizës së Ukrainës", tha Lin, duke shtuar se Kina do të vazhdojë "të luajë rol konstruktiv në këtë drejtim".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın