Politikë

Kolonët e paligjshëm izraelitë sulmojnë familjen palestineze në Bregun Perëndimor

"Kolonët vodhën rreth 300 dele që i përkisnin familjes pranë qytetit Aqraba në Nablus", tha Hasan Melihat, duke shtuar se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Mohammad Sıo  | 02.09.2024 - Përdıtësım : 03.09.2024
Kolonët e paligjshëm izraelitë sulmojnë familjen palestineze në Bregun Perëndimor

Kuds

Një familje palestineze u sulmua sot nga kolonët e paligjshëm izraelitë në Bregun Perëndimor, transmeton Anadolu.

"Kolonët vodhën rreth 300 dele që i përkisnin familjes pranë qytetit Aqraba në Nablus", tha Hasan Melihat në një deklaratë, duke shtuar se një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Aktivisti paralajmëroi për shtimin e sulmeve të kolonëve kundër komuniteteve beduine në Bregun Perëndimor për të detyruar zhvendosjen e tyre.

Sipas vlerësimeve izraelite, mbi 720 mijë kolonë të paligjshëm banojnë në kolonitë hebreje në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor.

Sipas banorëve palestinezë, sulmet e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar janë rritur që nga shpërthimi i konfliktit të Gazës më 7 tetor të kaluar.

Metodat e përdorura nga kolonët e paligjshëm varionin nga gjuajtja me municion të vërtetë deri te rrahja, gurëzimi i automjeteve dhe sulmi ndaj shtëpive, familjeve dhe fermerëve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 682 palestinezë janë vrarë dhe mbi 5.600 të tjerë janë plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite dhe sulmet e kolonëve që nga 7 tetori 2023.

Në një opinion këshillimor historik më 19 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli "të paligjshëm" pushtimin prej dekadash të tokës palestineze nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve ekzistuese në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.