Ata Ufuk Şeker
21 shtator 2015•Përditësim: 21 shtator 2015
BRUKSEL (AA) - Komisioni Europian ka përgëzuar Alexis Tsipras për sukesesin e tij i cili ka marrë numrin më të lartë të votave në zgjedhjet në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Margaritis Schinas zëdhënësi i Komisionit Europian në një konferencë për shtyp tha se "Komisioni europian përgëzon Alexis Tsipras për fitoren e tij në zjgedhje".
Schinas duke vënë në dukje se nën udhëheqjen e Tsipras ekgziston një program reformash i rënë dakort me Greqinë tha se qeveria e re është e ngarkuar për zbatimin e këtyre reformave.
Schinas tha se në Greqi ka ende shumë gjëra për tu bërë dhe se nuk duhet humbur kohë. Në vazhdim ai ka shtuar se e kanë pritur pozitivisht faktin që partitë që kanë hyrë në parlament si rezultat i zgjedhjeve janë "mbështetës të Europës".
Zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbajtura ditën e djeshme në Greqi i fitoi Aleanca e Koalicionit të Majtë Radikale (SYRIZA) e cila udhëhiqet nga Tsipras.