Agon Fehmiu
21 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
PRISHTINË (AA) - Ministri për Integrimin Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku, njëherësh kryenegociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ka njoftuar zyrtarisht Bashkimin Evropian për gatishmërinë e Kosovës për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, raporton Anadolu Agency (AA).
Procedurat e brendshme nga palët janë në përfundim e sipër dhe nënshkrimi do të realizohet javën e ardhshme, me datë 27 Tetor 2015, në Strasburg.
Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim shënon pikë kthese në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian. Ky është moment historik për Kosovën sepse për herë të parë vendos marrëdhëniet kontraktuale me Bashkimin Evropian.