Stipe Mayiç,Lejla Bıogradlıja
28 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
ZAGREB (AA) - Pas marrëveshjes e cila parashikon formimin e një qeverie koalicioni në Kroaci, me shumicë votash Zheljko Reiner është zgjedhur për kryetar të parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kandidati i përbashkët i aleancës "Most" dhe partia konservatore Bashkësia Demokratike Kroate (HDZ), Reiner, me 62 vota është zgjedhur për kryetar të parlamentit kroat.
Në deklaratën me shkrim të parlamentit, thuhet se Reiner shumë vite është anëtar i partisë konservatore ndërsa deputetet e Partisë Social Demokratike (SDP) të cilët janë pjesë e koalicionit nuk dolën me kandidat për kryeparlamentar.
Në seancë morën pjesë presidentja e vendit Kolinda Grabar Kitaroviç dhe kryeministri Tihomir Oreshkoviç.
Pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kroaci të mbajtura më 8 nëntor, bisedimet për koalicionin qeveritar të cilët zgjatur një muaj e gjysëm përfunduan me konsensus mes aleancës "Most" dhe partisë konservatore e cila ishte fituese e zgjedhjeve.
Mandatari Oreshkoviç i cili duhet të formojë kabinetin e ri qeveritar do t'i paraqitet presidentes për miratim.