Usame Ali,Zeynep Tüfekçi,Zeynep Hilal Karyağdı
15 Tetor 2016•Përditësim: 15 Tetor 2016
TRIPOLI (AA) - Kryeministri i Qeverisë së Unitetit Kombëtar (QUK) të Libisë, Halife el-Guveyl, ka deklaruar se qeveria e tij ka rinisur punën në kryeqytetin e vendit, Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim Guveyl ka thënë se QUK ka nisur nga puna pas tërheqjes nga politika të anëtarëve të qeverisë të cilët erdhën në kryeqytet më 30 mars të këtij viti.
Guveyl ka thënë se QUK është një qeveri legjitime që po punon shumë për të bashkuar forcat kombëtare. "Deri sa një tjetër qeveri të mos marrë në mënyrë legjitime, të gjitha institucionet zyrtare në vend janë nën juridiksionin e QUK."